Po dëmtojmë lëkurën tonë! Ky është gabimi më i madh me maskat e fytyrës


Maskat e bukurisë kanë hyrë në stilin tonë të përditshëm të jetesës. Produktet natyrale që i janë shtuar tregut, si vajrat e ndryshëm, na japin mundësinë që tashmë t’i përgatisim edhe vetë në shtëpi, megjithatë, jo gjithmonë veprojmë siç duhet.

Specialistët na vënë në dukje disa gabime që bëjmë, pa e kuptuar, sa herë aplikojmë maskat.

“Është e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm me çdo lloj maske. Ajo ka benefite vetëm nëse aplikohet ndërsa është ende e lagur. Nëse maska thahet atëherë do të bëjë veprimin e kundërt duke irrituar fytyrën“, kanë thënë specialistët.

Pra, ndryshe nga ç’e dinim, kohëzgjatja e mbajtjes së maskës nuk e shton efektin e mirë në lëkurë, përkundrazi. Gjëja më e mirë është që të mos e mbani maskën më shumë se 15 minuta apo, më keq akoma, të flini me të në fytyrë

Comments

Popular posts from this blog

Ju ka ndodhur ndonjëherë t'ju dhembin flokët? Po, është e vërtetë dhe kjo është arsyeja pse ndodh

Nuk shkoni dot tek parukierja? Hapeni ngjyrën e flokut në pak minuta me këtë metodë në shtëpi

Më në fund! Kombinimi që pastron njollat e verdha në banjën tuaj “sa hap e mbyll sytë”