Posts

Showing posts with the label horoskopi mujor

HOROSKOPI MUJOR: Dashuria, para e tradhti, zbuloni ç'kanë rezervuar yjet për muajin shtator

Image
  DASHI:  Të menaxhoni sa më mirë situatat në vendin tuaj të punës s’është aspak e lehtë. Edhe nëse jeni në pozicion drejtues apo keni përgjegjësi të mëdha, shpeshherë e gjykoni pozicionin tuaj në mënyrë drastike. Ju kërkoni gjithnjë pushtet absolut, por duhet të kuptoni se jo gjithmonë mund ta arrini. Nëse jeni thjesht nëpunës, po kërkoni veçse një shpërblim më shumë për punën tuaj. Shumë gjëra varen nga marrëdhënia juaj me shefat. Nervozizmi do të arrijë kulmin nëse nuk shpërbleheni. Pjesa e parë e shtatorit do të jetë më e favorshme. Keni gati më shumë se një vit që jetoni si në re, mes shpresave dhe zhgënjimeve, por tekefundit, çdo përvojë ka rëndësi. Ditët më të vështira do të jenë në datat 22 dhe 30. Çdo zgjedhje që bëni duket se do të vihet në diskutim nga njerëzit që ju rrinë afër. Shumë nga marrëdhëniet tuaja janë konfliktuale, sidomos ato që kanë nisur në fillim të vitit. Për fat të mirë, ju jeni të gatshëm për gjithçka. Pas datës 14, gjithçka do të shkojë më mirë në...