Shpëtoni përgjithmonë nga qimet në fytyrë; 3 mënyra pa kosto që do t'ju ndryshojnë jetën
Rritja e padëshiruar e qimeve të fytyrës tek gratë ndodh për shkak të niveleve të larta të hormoneve (si testosteroni). Këto qime nuk janë domosdoshmërish të rrezikshme për shëndetin tuaj, por nuk janë të bukura për tu parë ndaj dhe shumica i heqin. Ka shumë mundësi që mund të zgjidhni, si elektroliza, heqja me lazer ose depilimi. Por shumë nga këto teknika mund të jenë të shtrenjta dhe madje të dhimbshme. Më poshtë janë disa mënyra alternative në shtëpi: Përbërësit: 1 lugë gjelle pastë bollgur 2 lugë gjelle mjaltë 2 lugë gjelle lëng limoni Bollguri është i shkëlqyeshëm për shumë gjendje të lëkurës, të tilla si kruarje dhe acarim, dhe është veçanërisht i mirë për piling. Kur përzihet së bashku me mjaltin dhe lëngun e limonit, ndihmon gjithashtu në heqjen e qimeve. Do të duhet të përzieni të gjithë këta përbërës në një pastë, ta fërkoni në zonën me flokë dhe ta lini atje për 15 minuta. Pas rreth një muaji, do të filloni të shihni rezultatet. Përbërësit: 1 filxhan sheqer 1/4 filxhan...