Posts

Showing posts with the label djersitja

Dieta me ujë të ngrohtë, arsyet e shëndetshme pse duhet ta nisni ditën kështu

Image
  Po përpiqesh ta eliminosh kafen e mëngjesit? Një filxhan me ujë të nxehtë me lëng limoni të freskët është një alternativë ideale që shumë nutricionistë e rekomandojnë për ta pirë çdo ditë – dhe kjo jo vetëm prej aromës së freskët. Më poshtë janë renditur katër arsye të forta për ta bërë këtë recetë të shpejtë ritual të çdo mëngjesi. Shërben çdo ditë si detox:  ndërsa limoni mund të jetë i pasur me acid, ai është një burim shumë i mirë i mineraleve alkaline, të cilat ndihmojnë në balancimin e pH në trup. Dr. Frank Lipman, mjek dhe përfaqësues i mjekësisë integruese, thekson se kjo recetë e thjeshtë duhet të bëhet ritual në mëngjes, sepse është një kombinim që vë në punë mëlçinë dhe pastron toksinat nga organizmi. Vë në punë aparatin tretës:  ky lëng i thjeshtë stimulon aparatin gastrointestinal dhe në këtë mënyrë përmirëson aftësitë e organizmit për të absorbuar të gjitha ushqimet e marra gjatë ditës dhe për t’i tretur më lehtësisht ato. Stimulon rënien nga pesha:  ...

Vuani nga djersitja e tepruar? Këto janë zgjidhjet më të mira dhe natyrale

Image
Një nga funksionet primare të djersës është të ulë temperaturën e trupit. Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milion gjëndra djerse. Pjesa më e madhe e këtyre gjëndrave gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës. Por cilat janë dëmët e djersitjes së tepërt, si quhet dhe a ka një term për të? Hiperhidroza është termi që përshkruan djersitjen ekstreme dhe të pakontrollueshme. Ajo pengon njeriun të kryejë aktivitetet normale të ditës.  Mjekët janë të mendimit se djersitja e tepërt shkaktohet nga sistemi hiperaktiv nervor, i cili është përgjegjës për çlirimin e adrenalinës, ritmeve të zemrës, ngushtimit të enëve të gjakut dhe djersës. Me fjalë të thjeshta, kjo simptomë shkaktohet nga një çrregullim i pashpjegueshëm në sistemin nervor. Jeta e një njeriu të prekur nga hiperhidroza është shumë e vështirë. Një person që vuan nga hiperhidroza është më i prirur ndaj infeksioneve në lëkurë, pëson më shumë fraktura nga rrëzimet dhe rrëshqitjet. Hiperhidroza prej 4.8...