Posts

Showing posts with the label floke

Dieta me ujë të ngrohtë, arsyet e shëndetshme pse duhet ta nisni ditën kështu

Image
  Po përpiqesh ta eliminosh kafen e mëngjesit? Një filxhan me ujë të nxehtë me lëng limoni të freskët është një alternativë ideale që shumë nutricionistë e rekomandojnë për ta pirë çdo ditë – dhe kjo jo vetëm prej aromës së freskët. Më poshtë janë renditur katër arsye të forta për ta bërë këtë recetë të shpejtë ritual të çdo mëngjesi. Shërben çdo ditë si detox:  ndërsa limoni mund të jetë i pasur me acid, ai është një burim shumë i mirë i mineraleve alkaline, të cilat ndihmojnë në balancimin e pH në trup. Dr. Frank Lipman, mjek dhe përfaqësues i mjekësisë integruese, thekson se kjo recetë e thjeshtë duhet të bëhet ritual në mëngjes, sepse është një kombinim që vë në punë mëlçinë dhe pastron toksinat nga organizmi. Vë në punë aparatin tretës:  ky lëng i thjeshtë stimulon aparatin gastrointestinal dhe në këtë mënyrë përmirëson aftësitë e organizmit për të absorbuar të gjitha ushqimet e marra gjatë ditës dhe për t’i tretur më lehtësisht ato. Stimulon rënien nga pesha:  ...

Nuk shkoni dot tek parukierja? Hapeni ngjyrën e flokut në pak minuta me këtë metodë në shtëpi

Image
Kanella me shekuj përdoret si një nga mëlmesat më interesante në kuzhinë, ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë, si për preparat i shkëlqyeshëm për flokët. Shumë gjëra që tashmë i keni në shtëpinë tuaj mund të shërbejnë si zëvendësim i mirë për preparatet e shtrenjta komerciale. Kanella është një prej tyre. Kanella me shekuj përdoret si një nga mëlmesat më interesante në kuzhinë, ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë, si për preparat i shkëlqyeshëm për flokët. Me aplikimin e duhur të kanellës në flokë do të fitoni alternativë të besueshme dhe të sigurt të mjeteve klasike për çeljen e flokëve, ashtu siç mund t’i blini në treg. Përveç kësaj, tretmani me kanellë hidraton flokët, i bën më të butë dhe u jep aromë jashtëzakonisht seksi. Situatë win-win, do të thoshin amerikanët. Ju sjellim udhëzuesin e shkurtër për çeljen e flokëve me ndihmën e kanellës. 1. Përgatitja e përzierjes Në enën me madhësi mesatare vendosni 250 mililitra të regjeneratorit tuaj të preferuar (...