Posts

Showing posts with the label pite

Kemi gabuar gjithë jetën, ju mjafton një qepë për të skuqur vezën perfekte

Image
Na ka ndodhur të gjithëve që të shohim filma ose foto dhe të mendojmë: -“Si e skuqin vezën në mënyrë kaq perfekte?!” Epo duket se ka një zgjidhje dhe qenka më e lehtë se sa mendonim të gjithë! Do t’ju duhet vetëm një qepë! Ju mund të bëni një vezë të skuqur të përkryer të rrumbullakët, pa blerë ndonjë pajisje ose vegël speciale - gjithçka që duhet të bëni është të prisni një unazë nga një qepë dhe ta vendosni vezën brenda brenda. Ndiqni hapat si në fotografinë më poshtë:

Si të përgatisni vetë në shtëpi, pitet e sufllaqeve që na pëlqejnë të gjithëve aq shumë

Image
  Këto pite janë shumë të mira, mbeten të buta edhe të nesërmen. PËRBËRËSIT PËR 12 PITE: 640 g miell Tipi 0 + 80 g miell Tipi 0 320 ml qumësht i vakët 160 ml ujë i vakët 10 g maja birre e freskët ose 5 g maja birre e thatë 2 lugë të vogla sheqer 2 lugë të vogla kripë; vaj ulliri dhe miell për të hapur petën. PËRGATITJA : 1. Në një tas hedhim miellin (640 g), hapim një gropë në mes, shtojmë ujin me qumështin, kripën, sheqerin dhe majanë dhe i përziejmë me dorë derisa të lidhen mirë. E lëmë brumin të mbuluar të pushojë mënjanë për 20 minuta. 2. Në tavolinë shpërndajmë 80 g miell dhe përmbysim brumin të cilin e punojmë me dorë bashkë me miellin. Lyejmë një tas me vaj ulliri, hedhim brumin aty dhe pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë të pushojë derisa të dyfishojë vëllimin. 3. Pas kësaj kohe e ndajmë atë në 12 topa. Lyejmë vendin e punës me shumë vaj dhe pasi ta hapim me dorë me diametër 20 cm secilin top, i lëmë mënjanë. 4. Vëmë në zjarr një tigan që nuk ngjit me pak vaj dhe ...