Posts

Showing posts from June, 2020

Nëse i përkisni këtyre shenjave të zodiakut, jeni me fat në dashuri!

Image
Falë cilësive tërheqëse, të kesh një lidhje të qëndrueshme nuk ka qenë asnjëherë problem për këto shenja të zodiakut. Demi Personat që i përkasin kësaj shenje kanë lindur që të kenë marrëdhënie të lumtura. Kjo shenjë është nën ndikimin e Venusit, një planet me të cilin shoqërohen marrëdhëniet romantike. Gaforrja Gaforrja ka një ide të qartë për tipin e partnerit ideal për jetën e saj. Ndoshta për shkak të besimit që gjithmonë arrin të tërheqë njerëz interesantë. Në një lidhje, ato janë jashtëzakonisht të dashura, të përkushtuara dhe besnike, cilësi që bëjnë të lumtur këdo. Ata thjesht nuk pranojnë të tradhtohen. Virgjëresha Personat e kësaj shenje janë duke kërkuar, dhe madje konsiderohen si të vetmuar për këtë. Por në fakt, ata shikojnë me shumë kujdes për të patur dikë të përshtatshëm për veten, pasi e dinë vlerën e tyre. Peshorja Peshoret janë interesante, të edukuara dhe komunikohet lehtësisht me ta, pavarësisht se kush janë. Përveç kësaj, kanë një mendje të hapur, janë në gjendje ...

Vajza mbani shënime! 4 këshilla për t’u ringritur në këmbë kur një histori dashurie merr fund

Image
Si të mblidhni veten kur një histori merr fund? Nga t’ja nisni për t’u ringritur në këmbë dhe për të filluar një jetë të re vetëm? Me kohën, me një moshë më të pjekur dhe me të edhe lloji i marrëdhënies që merr fund...e bën çështjen më të komplikuar sepse me siguri kishit plane për të ardhmen, pritshmëri, dëshira për t’u njohur me familjet dhe madje edhe një shtëpi së bashku. Të gjitha këto elemente peshojnë në ndjesitë që lë pas një ndarje, pavarësisht nëse ju kanë lënë apo ishit ju që e donit ndarjen. Sigurisht, nëse e keni marrë ju vendimin për t’u ndarë është më e lehtë sepse keni pasur kohë të mendoheni më parë, por në çdo rast nuk është e thjeshtë. E vetmja gjë e sigurt është që doni të rifilloni përsëri nga diku, por nuk e dini se si. Në këtë artikull do të lexoni katër këshilla për të gjetur qetësinë pas përfundimit të një dashurie. Filloni duke sqaruar idetë për ndjenjat që keni Çdo marrëdhënie dashurie ka një histori. Ka nga ata që janë ndarë dhe pyesin se si të rifillojnë pë...

Pyetjet që çdo vajzë dëshiron t’ia bëjë gjinekologut dhe përgjigjet për secilën

Image
Gjatë karantinës, shumë njerëz nuk e kanë pasur të mundur të kontaktojnë për këshilla gjinekologun dhe kanë pasur shumë pyetje që do të kishin dashur përgjigje. Një gjinekologe e quajtur Shree Datta, ka treguar për   Daily Mail  përgjigjet e disa prej pyetjeve më të shpeshta që pacientet i bëjnë në klinikë, që me siguri edhe ju do të donit t’ia bënit gjinekologut tuaj. Si ta dalloj nëse sekrecionet janë normale? Nëse sekrecionet kanë ngjyrë transparente ose qumështi janë normale. Nëse vini re një ndryshim në ngjyrë, përbërje apo aromë, bëni mirë të shkoni për vizitë te gjinekologu. Kam sasi të madhe gjakderdhjeje gjatë periodave. Çfarë e shkakton këtë gjë dhe si mund ta rregulloj? Sasia dhe kohëzgjatja e periodave varion nga personi në person. Megjithatë nëse keni një sasi të madhe, për shembull ju duhet ta ndërroni pecetën çdo orë ose çdo dy orë, do të ishte e rekomandueshme të konsultoheshit me një gjinekolog. Duhet të dini edhe se marrja e mjekimeve ose disbalanca e hormone...

5 sekrete bukurie që duhet të dijë çdo vajzë mbi 25-vjeç

Image
Të kujdesesh për veten nënkupton para së gjithash ta respektosh atë. Është diçka që e mësoni që në fëmijëri me gjeste të thjeshta të higjienës personale si larja e dhëmbëve apo e fytyrës.  Me kalimin e viteve, jo vetëm që rriteni, por edhe ndërgjegjësoheni mbi rëndësinë e ritualit të përkujdesjes, i cili mund të interpretohet edhe si rituali i bukurisë. Në artikullin e sotëm do të zbuloni disa sekrete bukurie specifike që ju drejtohen të gjitha femrave mbi  25 vjeç.   Qetësohuni ! Nuk ju duhet të blini produkte të shtrenjta që nuk ua mban xhepi, pasi këto truke mund t’i realizoni në shtëpi   Nëse keni flokë të yndyrshëm, që bëhen për t’u larë brenda ditës, provojeni këtë truk! Shtoni pak kripë të trashë në shampon e zakonshme të flokëve (nuk është e nevojshme të blini një enkas për yndyrën) dhe lajini flokët njësoj siç bëni gjithmonë.  Kaloni më pas balsamin dhe shpëlajini. Do ta shihni menjëherë ndryshimin! Ç’është më e rëndësishmja, do të shihni që yndyra nuk ...

Lamtumirë thonj që thyhen! 8 rregulla për thonj më të fortë

Image
Thonjtë e rregullt, të bukur dhe të fortë janë një ndër trendet më të suksesshme të bukurisë këto vitet e fundit. Por si ia dalin ato që t’i mbajnë thonjtë në formë aq të mirë? Megjithatë, ju japim 8 këshilla të thjeshta, të cilat nuk duan as kohë, as para. 1. Hiqni dorë nga forcuesi i thonjve Duket paradoksale, por është mirë që të hiqni dorë nga forcuesit e thonjve. Ata mund ta forcojnë thoin aq shumë, sa thonjtë krisen dhe thyhen më lehtësisht se më parë. 2. Kujdes kutikulat e thonjve Kutikula të shëndetshme, thonj të shëndetshëm. Kutikulat janë “barriera” e thonjve, ndaj hidratojini ato me një krem duarsh. Po ashtu, në vend që t’i prisni, thjesht shtyjini butësisht, duke lënë hapësirë edhe për thoin. 3. Mos harroni hidratimin e duarve Femrat i kushtojnë më tepër rëndësi lëkurës së fytyrës, duke harruar duart e tyre. Ky është një gabim tejet i madh, pasi edhe duart duan kujdesin e tyre maksimal. Mbani një krem duarsh në çantë për t’ua ruajtur butësinë, sidomos në këto ditë të ftohta...

Po dëmtojmë lëkurën tonë! Ky është gabimi më i madh me maskat e fytyrës

Image
Maskat e bukurisë kanë hyrë në stilin tonë të përditshëm të jetesës. Produktet natyrale që i janë shtuar tregut, si vajrat e ndryshëm, na japin mundësinë që tashmë t’i përgatisim edhe vetë në shtëpi, megjithatë, jo gjithmonë veprojmë siç duhet. Specialistët na vënë në dukje disa gabime që bëjmë, pa e kuptuar, sa herë aplikojmë maskat. “Është e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm me çdo lloj maske. Ajo ka benefite vetëm nëse aplikohet ndërsa është ende e lagur. Nëse maska thahet atëherë do të bëjë veprimin e kundërt duke irrituar fytyrën “, kanë thënë specialistët. Pra, ndryshe nga ç’e dinim, kohëzgjatja e mbajtjes së maskës nuk e shton efektin e mirë në lëkurë, përkundrazi. Gjëja më e mirë është që të mos e mbani maskën më shumë se 15 minuta apo, më keq akoma, të flini me të në fytyrë

Mos e besoni po deshët por BURRAT i adhurojnë gratë e mbushura

Image
Burrat vërtet i pëlqejnë gratë me masë ‘plus size’ dhe me dëshirë i ndajnë arsyet në mediat sociale. Dhe duket se trupi nuk është mënyra e vetme që gratë e mbushura fitojnë vëmendjen e tyre. 1. Me një vajzë të mbushur, ngrënia bëhet një aktivitet i këndshëm. Një burrë shkruajti: “Ushqimi është një nga kënaqësitë e mëdha të jetës. Është një nga gjërat më të mira për t’u bërë në një takim. Është një nga aktivitetet më të mira të marrëdhënies pasi të martoheni. " Ai konfirmon se dietat janë të nevojshme herë pas here nëse qëndrimi i shëndetshëm është një nga përparësitë tuaja, por kjo nuk ka nevojë të bëhet qëllimi i jetës. 2. Ato japin përqafime të mëdha. Një faktor i jashtëzakonshëm është strukja. Ka shumë burra që duan të përkëdhelin me zemrat e tyre të dashura dhe vajzat e mbushura kanë përparësi për këtë. 3. Të qenit pozitive është në natyrën e tyre. Falë përsosmërisë, argëtimit, personalitetit pak kompleks, burrat nuk mërziten kurrë me një vajzë të mbushur. Duket sikur kjo ësht...

Erdhi vera por qimet mbesin nën lekurë! Mësoni zgjidhjet me efektive për këtë problem

Image
Me ardhjen e verës, trupi, sidomos këmbët, ekspozohen gjithmonë e më shumë. Gazeta Shëndeti, shkruan se cilat janë disa nga strategjitë që duhet të ndiqni për të zhdukur qimet nën lëkurë, sipas dermatogëve: Bëni rregullisht eksfolim para depilimit Eksfolimi para çdo mënyre depilimi është një metodë shumë e mirë për të parandaluar rritjen e qimeve nën lëkurë duke qenë se largon qelizat e vdekura, që e vështirësojnë daljen e tyre në sipërfaqe. Në këtë rast mund të përdorni një sfungjer, furçë ose peshqir të butë, me anë të të cilëve masazhoni me kujdes këmbët para se t’i depiloni. Aplikoni kompresa të ngrohta Është një mënyrë e mirë për të zbutur qimet dhe për të qetësuar irritimin. Me ndihmën e një peshqiri të ngrohtë ushtroni lehtë presion për 2- 3 minuta, 2 herë në ditë çdo ditë, derisa qimja të dalë. Përdorni briskun e duhur dhe zbutës për lëkurën Mos përdorni të njëjtin brisk disa herë pasi mund të çojë në rritje të qimeve nën lëkurë. Përdorni një brisk të pastër, të mprehtë dhe i r...

Vajza vini re! Si ta zbardhni lëkurën e errët në zonën intime

Image
  Kjo gjendje e lëkurës zakonisht shfaqet në zonën intime, nën sqetulla, në qafë, bërryla, gjunjë etj. Akoma nuk është zbuluar shkaku specifik i kësaj gjendje të lëkurës sepse mund të vijë edhe si shkak i sëmundjeve të ndryshme si diabeti, çekuilibri hormonal, gjeneve, etj. Akantoza (Acanthosis nigricans) zakonisht nuk shkakton simptoma të dhimbshme, por me kalimin e kohës mund të shkaktojë inflamacion, irritim të lëkurës dhe kruarje, përveç këtyre kjo gjendje nuk është aspak estetike. Ja disa mënyra se si t’i zbardhni këto zona, sidomos zonën intime: Aloe Vera: Kjo bimë trajton probleme të ndryshme të lëkurës. Aplikoni xhelin e Aloe Veras në zonën intime dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas shpëlajeni zonën me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo ditë derisa të vëreni rezultate të dukshme. Sodë buke : Përzieni një lugë gjelle sodë buke me një filxhan ujë. Aplikojeni masën e përgatitur në zonat problematike dhe prisni derisa të thahet. Shpëlahuni me ujë të pastër. Aplikojeni këtë...