Posts

Ju ka ndodhur ndonjëherë t'ju dhembin flokët? Po, është e vërtetë dhe kjo është arsyeja pse ndodh

Image
"Ka shumë gjëra që shkaktojnë [dhimbje koke] ose siç thuhet ndryshe flokësh, nga përdorimi i tepërt i shampos së thatë, ndryshimet e motit dhe nganjëherë uji që përdorim kur lajmë flokët " Por, në përgjithësi, ndjesia e dëmtimit të flokëve është ndoshta për shkak të grumbullimit të vajrave nërrënjët e flokëve. Larja e shpeshtë e flokëve nuk do t’ju ndihmojë pasi kjo gjë mund të ndodhi pikërisht nga përdorimet e shumtë për flokët, si shapo balsam maskë etj.  Gjithashtu dhe uji që përdorni për tu larë mund të bëjë diferencën pasi shpesh uji ka shumë minerale të cilat dëmtojnë skalpin tuaj dhe ju japin dhimbje të kokës e cila shpesh keqkuptohet me dhimbjen e rrënjes së flokëve. Ka disa gjëra që  mund të bëni për të ndaluar këtë dhimbje dhe për ta parandaluar më pas: -Mos përdorni më shampo të thatë -Investo në filtra për ujin -Mos i kapni më flokët fortë -Kushtoji pak kohë përbërësve të shampos -Provoni një skrab për skalpin por jo të fortë dhe jo shumë shpesh

Vuani nga djersitja e tepruar? Këto janë zgjidhjet më të mira dhe natyrale

Image
Një nga funksionet primare të djersës është të ulë temperaturën e trupit. Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milion gjëndra djerse. Pjesa më e madhe e këtyre gjëndrave gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës. Por cilat janë dëmët e djersitjes së tepërt, si quhet dhe a ka një term për të? Hiperhidroza është termi që përshkruan djersitjen ekstreme dhe të pakontrollueshme. Ajo pengon njeriun të kryejë aktivitetet normale të ditës.  Mjekët janë të mendimit se djersitja e tepërt shkaktohet nga sistemi hiperaktiv nervor, i cili është përgjegjës për çlirimin e adrenalinës, ritmeve të zemrës, ngushtimit të enëve të gjakut dhe djersës. Me fjalë të thjeshta, kjo simptomë shkaktohet nga një çrregullim i pashpjegueshëm në sistemin nervor. Jeta e një njeriu të prekur nga hiperhidroza është shumë e vështirë. Një person që vuan nga hiperhidroza është më i prirur ndaj infeksioneve në lëkurë, pëson më shumë fraktura nga rrëzimet dhe rrëshqitjet. Hiperhidroza prej 4.8...

Ters! Shenjat e horoskopit që nuk bien kurrë në dashuri me partnerin e duhur

Image
  Akrepi Për Akrepin, dashuria dhe pasioni janë gjithçka. Ata janë qenie jashtëzakonisht të zjarrta dhe kur dashurojnë, ata japin gjithçka.  Problemi është se vetëbesimi i tyre ngre një mur që disa nuk mund të pëlqejnë. Prandaj, derisa të heqin dorë përfundimisht nga përpjekja e tyre për të tërhequr vëmendjen e dikujt, ata do të humbin shumë kohë dhe energji.   Shigjetari Shigjetarët janë shumë ëndërrimtarë dhe jashtëzakonisht romantikë. Prandaj, ata ënd ërrojnë të jenë pranë personit që e duan ditën dhe natën.  Problemi është se ndonjëherë ata ngecin shumë në imagjinatat e tyre dhe kur bëhet fjalë për veprim në jetën reale, ata nuk dinë çfarë të bëjnë.  Prandaj, ata përfundojnë të marrin vendime të këqija që nuk i çojnë ata drejt dashurisë që ata presin. /ROZE

Nëse i përkisni këtyre shenjave të zodiakut, jeni me fat në dashuri!

Image
Falë cilësive tërheqëse, të kesh një lidhje të qëndrueshme nuk ka qenë asnjëherë problem për këto shenja të zodiakut. Demi Personat që i përkasin kësaj shenje kanë lindur që të kenë marrëdhënie të lumtura. Kjo shenjë është nën ndikimin e Venusit, një planet me të cilin shoqërohen marrëdhëniet romantike. Gaforrja Gaforrja ka një ide të qartë për tipin e partnerit ideal për jetën e saj. Ndoshta për shkak të besimit që gjithmonë arrin të tërheqë njerëz interesantë. Në një lidhje, ato janë jashtëzakonisht të dashura, të përkushtuara dhe besnike, cilësi që bëjnë të lumtur këdo. Ata thjesht nuk pranojnë të tradhtohen. Virgjëresha Personat e kësaj shenje janë duke kërkuar, dhe madje konsiderohen si të vetmuar për këtë. Por në fakt, ata shikojnë me shumë kujdes për të patur dikë të përshtatshëm për veten, pasi e dinë vlerën e tyre. Peshorja Peshoret janë interesante, të edukuara dhe komunikohet lehtësisht me ta, pavarësisht se kush janë. Përveç kësaj, kanë një mendje të hapur, janë në gjendje ...

Vajza mbani shënime! 4 këshilla për t’u ringritur në këmbë kur një histori dashurie merr fund

Image
Si të mblidhni veten kur një histori merr fund? Nga t’ja nisni për t’u ringritur në këmbë dhe për të filluar një jetë të re vetëm? Me kohën, me një moshë më të pjekur dhe me të edhe lloji i marrëdhënies që merr fund...e bën çështjen më të komplikuar sepse me siguri kishit plane për të ardhmen, pritshmëri, dëshira për t’u njohur me familjet dhe madje edhe një shtëpi së bashku. Të gjitha këto elemente peshojnë në ndjesitë që lë pas një ndarje, pavarësisht nëse ju kanë lënë apo ishit ju që e donit ndarjen. Sigurisht, nëse e keni marrë ju vendimin për t’u ndarë është më e lehtë sepse keni pasur kohë të mendoheni më parë, por në çdo rast nuk është e thjeshtë. E vetmja gjë e sigurt është që doni të rifilloni përsëri nga diku, por nuk e dini se si. Në këtë artikull do të lexoni katër këshilla për të gjetur qetësinë pas përfundimit të një dashurie. Filloni duke sqaruar idetë për ndjenjat që keni Çdo marrëdhënie dashurie ka një histori. Ka nga ata që janë ndarë dhe pyesin se si të rifillojnë pë...

Pyetjet që çdo vajzë dëshiron t’ia bëjë gjinekologut dhe përgjigjet për secilën

Image
Gjatë karantinës, shumë njerëz nuk e kanë pasur të mundur të kontaktojnë për këshilla gjinekologun dhe kanë pasur shumë pyetje që do të kishin dashur përgjigje. Një gjinekologe e quajtur Shree Datta, ka treguar për   Daily Mail  përgjigjet e disa prej pyetjeve më të shpeshta që pacientet i bëjnë në klinikë, që me siguri edhe ju do të donit t’ia bënit gjinekologut tuaj. Si ta dalloj nëse sekrecionet janë normale? Nëse sekrecionet kanë ngjyrë transparente ose qumështi janë normale. Nëse vini re një ndryshim në ngjyrë, përbërje apo aromë, bëni mirë të shkoni për vizitë te gjinekologu. Kam sasi të madhe gjakderdhjeje gjatë periodave. Çfarë e shkakton këtë gjë dhe si mund ta rregulloj? Sasia dhe kohëzgjatja e periodave varion nga personi në person. Megjithatë nëse keni një sasi të madhe, për shembull ju duhet ta ndërroni pecetën çdo orë ose çdo dy orë, do të ishte e rekomandueshme të konsultoheshit me një gjinekolog. Duhet të dini edhe se marrja e mjekimeve ose disbalanca e hormone...

5 sekrete bukurie që duhet të dijë çdo vajzë mbi 25-vjeç

Image
Të kujdesesh për veten nënkupton para së gjithash ta respektosh atë. Është diçka që e mësoni që në fëmijëri me gjeste të thjeshta të higjienës personale si larja e dhëmbëve apo e fytyrës.  Me kalimin e viteve, jo vetëm që rriteni, por edhe ndërgjegjësoheni mbi rëndësinë e ritualit të përkujdesjes, i cili mund të interpretohet edhe si rituali i bukurisë. Në artikullin e sotëm do të zbuloni disa sekrete bukurie specifike që ju drejtohen të gjitha femrave mbi  25 vjeç.   Qetësohuni ! Nuk ju duhet të blini produkte të shtrenjta që nuk ua mban xhepi, pasi këto truke mund t’i realizoni në shtëpi   Nëse keni flokë të yndyrshëm, që bëhen për t’u larë brenda ditës, provojeni këtë truk! Shtoni pak kripë të trashë në shampon e zakonshme të flokëve (nuk është e nevojshme të blini një enkas për yndyrën) dhe lajini flokët njësoj siç bëni gjithmonë.  Kaloni më pas balsamin dhe shpëlajini. Do ta shihni menjëherë ndryshimin! Ç’është më e rëndësishmja, do të shihni që yndyra nuk ...