Posts

Showing posts from September, 2020

Kemi gabuar gjithë jetën, ju mjafton një qepë për të skuqur vezën perfekte

Image
Na ka ndodhur të gjithëve që të shohim filma ose foto dhe të mendojmë: -“Si e skuqin vezën në mënyrë kaq perfekte?!” Epo duket se ka një zgjidhje dhe qenka më e lehtë se sa mendonim të gjithë! Do t’ju duhet vetëm një qepë! Ju mund të bëni një vezë të skuqur të përkryer të rrumbullakët, pa blerë ndonjë pajisje ose vegël speciale - gjithçka që duhet të bëni është të prisni një unazë nga një qepë dhe ta vendosni vezën brenda brenda. Ndiqni hapat si në fotografinë më poshtë:

Dieta me ujë të ngrohtë, arsyet e shëndetshme pse duhet ta nisni ditën kështu

Image
  Po përpiqesh ta eliminosh kafen e mëngjesit? Një filxhan me ujë të nxehtë me lëng limoni të freskët është një alternativë ideale që shumë nutricionistë e rekomandojnë për ta pirë çdo ditë – dhe kjo jo vetëm prej aromës së freskët. Më poshtë janë renditur katër arsye të forta për ta bërë këtë recetë të shpejtë ritual të çdo mëngjesi. Shërben çdo ditë si detox:  ndërsa limoni mund të jetë i pasur me acid, ai është një burim shumë i mirë i mineraleve alkaline, të cilat ndihmojnë në balancimin e pH në trup. Dr. Frank Lipman, mjek dhe përfaqësues i mjekësisë integruese, thekson se kjo recetë e thjeshtë duhet të bëhet ritual në mëngjes, sepse është një kombinim që vë në punë mëlçinë dhe pastron toksinat nga organizmi. Vë në punë aparatin tretës:  ky lëng i thjeshtë stimulon aparatin gastrointestinal dhe në këtë mënyrë përmirëson aftësitë e organizmit për të absorbuar të gjitha ushqimet e marra gjatë ditës dhe për t’i tretur më lehtësisht ato. Stimulon rënien nga pesha:  ...

Nuk shkoni dot tek parukierja? Hapeni ngjyrën e flokut në pak minuta me këtë metodë në shtëpi

Image
Kanella me shekuj përdoret si një nga mëlmesat më interesante në kuzhinë, ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë, si për preparat i shkëlqyeshëm për flokët. Shumë gjëra që tashmë i keni në shtëpinë tuaj mund të shërbejnë si zëvendësim i mirë për preparatet e shtrenjta komerciale. Kanella është një prej tyre. Kanella me shekuj përdoret si një nga mëlmesat më interesante në kuzhinë, ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë, si për preparat i shkëlqyeshëm për flokët. Me aplikimin e duhur të kanellës në flokë do të fitoni alternativë të besueshme dhe të sigurt të mjeteve klasike për çeljen e flokëve, ashtu siç mund t’i blini në treg. Përveç kësaj, tretmani me kanellë hidraton flokët, i bën më të butë dhe u jep aromë jashtëzakonisht seksi. Situatë win-win, do të thoshin amerikanët. Ju sjellim udhëzuesin e shkurtër për çeljen e flokëve me ndihmën e kanellës. 1. Përgatitja e përzierjes Në enën me madhësi mesatare vendosni 250 mililitra të regjeneratorit tuaj të preferuar (...

Shpëtoni përgjithmonë nga qimet në fytyrë; 3 mënyra pa kosto që do t'ju ndryshojnë jetën

Image
Rritja e padëshiruar e qimeve të fytyrës tek gratë ndodh për shkak të niveleve të larta të hormoneve (si testosteroni).  Këto qime nuk janë domosdoshmërish të rrezikshme për shëndetin tuaj, por nuk janë të bukura për tu parë ndaj dhe shumica i heqin. Ka shumë mundësi që mund të zgjidhni, si elektroliza, heqja me lazer ose depilimi. Por shumë nga këto teknika mund të jenë të shtrenjta dhe madje të dhimbshme. Më poshtë janë disa mënyra alternative në shtëpi: Përbërësit: 1 lugë gjelle pastë bollgur 2 lugë gjelle mjaltë 2 lugë gjelle lëng limoni Bollguri është i shkëlqyeshëm për shumë gjendje të lëkurës, të tilla si kruarje dhe acarim, dhe është veçanërisht i mirë për piling. Kur përzihet së bashku me mjaltin dhe lëngun e limonit, ndihmon gjithashtu në heqjen e qimeve. Do të duhet të përzieni të gjithë këta përbërës në një pastë, ta fërkoni në zonën me flokë dhe ta lini atje për 15 minuta. Pas rreth një muaji, do të filloni të shihni rezultatet. Përbërësit: 1 filxhan sheqer 1/4 filxhan...

Si të përgatisni vetë në shtëpi, pitet e sufllaqeve që na pëlqejnë të gjithëve aq shumë

Image
  Këto pite janë shumë të mira, mbeten të buta edhe të nesërmen. PËRBËRËSIT PËR 12 PITE: 640 g miell Tipi 0 + 80 g miell Tipi 0 320 ml qumësht i vakët 160 ml ujë i vakët 10 g maja birre e freskët ose 5 g maja birre e thatë 2 lugë të vogla sheqer 2 lugë të vogla kripë; vaj ulliri dhe miell për të hapur petën. PËRGATITJA : 1. Në një tas hedhim miellin (640 g), hapim një gropë në mes, shtojmë ujin me qumështin, kripën, sheqerin dhe majanë dhe i përziejmë me dorë derisa të lidhen mirë. E lëmë brumin të mbuluar të pushojë mënjanë për 20 minuta. 2. Në tavolinë shpërndajmë 80 g miell dhe përmbysim brumin të cilin e punojmë me dorë bashkë me miellin. Lyejmë një tas me vaj ulliri, hedhim brumin aty dhe pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë të pushojë derisa të dyfishojë vëllimin. 3. Pas kësaj kohe e ndajmë atë në 12 topa. Lyejmë vendin e punës me shumë vaj dhe pasi ta hapim me dorë me diametër 20 cm secilin top, i lëmë mënjanë. 4. Vëmë në zjarr një tigan që nuk ngjit me pak vaj dhe ...

HOROSKOPI MUJOR: Dashuria, para e tradhti, zbuloni ç'kanë rezervuar yjet për muajin shtator

Image
  DASHI:  Të menaxhoni sa më mirë situatat në vendin tuaj të punës s’është aspak e lehtë. Edhe nëse jeni në pozicion drejtues apo keni përgjegjësi të mëdha, shpeshherë e gjykoni pozicionin tuaj në mënyrë drastike. Ju kërkoni gjithnjë pushtet absolut, por duhet të kuptoni se jo gjithmonë mund ta arrini. Nëse jeni thjesht nëpunës, po kërkoni veçse një shpërblim më shumë për punën tuaj. Shumë gjëra varen nga marrëdhënia juaj me shefat. Nervozizmi do të arrijë kulmin nëse nuk shpërbleheni. Pjesa e parë e shtatorit do të jetë më e favorshme. Keni gati më shumë se një vit që jetoni si në re, mes shpresave dhe zhgënjimeve, por tekefundit, çdo përvojë ka rëndësi. Ditët më të vështira do të jenë në datat 22 dhe 30. Çdo zgjedhje që bëni duket se do të vihet në diskutim nga njerëzit që ju rrinë afër. Shumë nga marrëdhëniet tuaja janë konfliktuale, sidomos ato që kanë nisur në fillim të vitit. Për fat të mirë, ju jeni të gatshëm për gjithçka. Pas datës 14, gjithçka do të shkojë më mirë në...

Më në fund! Kombinimi që pastron njollat e verdha në banjën tuaj “sa hap e mbyll sytë”

Image
  Nëse ka një gjë që bezdis të gjitha gratë, burrat, mamatë dhe njerëzit pastërtor është ajo njolla e verdhë që krijohet në tualetet e shtëpisë, lokaleve hoteleve etj. Ka një mënyrë ëpr ta hequr pa shpenzuar shume dhe ajo është me anë të kombinimit te njohur të amoniakut dhe peroksidit të hidrogjenit që mund të blini në dyqanin më të afërt. Peroksidi i hidrogjenit është i njohur për trajtimin e plagëve por në të vërtetë mund të jetë një ndihmës i shkëlqyeshëm përreth shtëpisë.  Për shkak të cilësive të tij anti-kërpudhore dhe anti-mikrobike, ai shkatërron bakteret, mykun dhe aromat e këqija. Mund të përdoret për të pastruar enë gatimi, qilima dhe tjegulla; për të zbardhur veshjet në shtëpi dhe çarçafet; dhe për të hequr shenjat e gurëve dhe të verdhë nga lavamani, banja dhe tualeti. Amoniaku shtëpiak dihet se është një pastrues i fortë pasi heq qafe yndyrat dhe vajin duke prishur proteinat qelizore. Por, ndërsa është një agjent pastrimi shumë i efektshëm, është helmues dhe shu...

Ju ka ndodhur ndonjëherë t'ju dhembin flokët? Po, është e vërtetë dhe kjo është arsyeja pse ndodh

Image
"Ka shumë gjëra që shkaktojnë [dhimbje koke] ose siç thuhet ndryshe flokësh, nga përdorimi i tepërt i shampos së thatë, ndryshimet e motit dhe nganjëherë uji që përdorim kur lajmë flokët " Por, në përgjithësi, ndjesia e dëmtimit të flokëve është ndoshta për shkak të grumbullimit të vajrave nërrënjët e flokëve. Larja e shpeshtë e flokëve nuk do t’ju ndihmojë pasi kjo gjë mund të ndodhi pikërisht nga përdorimet e shumtë për flokët, si shapo balsam maskë etj.  Gjithashtu dhe uji që përdorni për tu larë mund të bëjë diferencën pasi shpesh uji ka shumë minerale të cilat dëmtojnë skalpin tuaj dhe ju japin dhimbje të kokës e cila shpesh keqkuptohet me dhimbjen e rrënjes së flokëve. Ka disa gjëra që  mund të bëni për të ndaluar këtë dhimbje dhe për ta parandaluar më pas: -Mos përdorni më shampo të thatë -Investo në filtra për ujin -Mos i kapni më flokët fortë -Kushtoji pak kohë përbërësve të shampos -Provoni një skrab për skalpin por jo të fortë dhe jo shumë shpesh

Vuani nga djersitja e tepruar? Këto janë zgjidhjet më të mira dhe natyrale

Image
Një nga funksionet primare të djersës është të ulë temperaturën e trupit. Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milion gjëndra djerse. Pjesa më e madhe e këtyre gjëndrave gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës. Por cilat janë dëmët e djersitjes së tepërt, si quhet dhe a ka një term për të? Hiperhidroza është termi që përshkruan djersitjen ekstreme dhe të pakontrollueshme. Ajo pengon njeriun të kryejë aktivitetet normale të ditës.  Mjekët janë të mendimit se djersitja e tepërt shkaktohet nga sistemi hiperaktiv nervor, i cili është përgjegjës për çlirimin e adrenalinës, ritmeve të zemrës, ngushtimit të enëve të gjakut dhe djersës. Me fjalë të thjeshta, kjo simptomë shkaktohet nga një çrregullim i pashpjegueshëm në sistemin nervor. Jeta e një njeriu të prekur nga hiperhidroza është shumë e vështirë. Një person që vuan nga hiperhidroza është më i prirur ndaj infeksioneve në lëkurë, pëson më shumë fraktura nga rrëzimet dhe rrëshqitjet. Hiperhidroza prej 4.8...

Ters! Shenjat e horoskopit që nuk bien kurrë në dashuri me partnerin e duhur

Image
  Akrepi Për Akrepin, dashuria dhe pasioni janë gjithçka. Ata janë qenie jashtëzakonisht të zjarrta dhe kur dashurojnë, ata japin gjithçka.  Problemi është se vetëbesimi i tyre ngre një mur që disa nuk mund të pëlqejnë. Prandaj, derisa të heqin dorë përfundimisht nga përpjekja e tyre për të tërhequr vëmendjen e dikujt, ata do të humbin shumë kohë dhe energji.   Shigjetari Shigjetarët janë shumë ëndërrimtarë dhe jashtëzakonisht romantikë. Prandaj, ata ënd ërrojnë të jenë pranë personit që e duan ditën dhe natën.  Problemi është se ndonjëherë ata ngecin shumë në imagjinatat e tyre dhe kur bëhet fjalë për veprim në jetën reale, ata nuk dinë çfarë të bëjnë.  Prandaj, ata përfundojnë të marrin vendime të këqija që nuk i çojnë ata drejt dashurisë që ata presin. /ROZE